Klasifikimi i lodrave sipas formës

Materialet dhe mjetet: lodra të ndryshme me forma të ndryshme, shirit ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti i sotëm është shumë relaksues dhe argëtues për ju dhe fëmijën. Ju nevojitet një shirit ngjitës nëse e keni me ngjyrë jo të tejdukshme për të formuar në tapetin apo parketin tuaj formën e rrethit dhe të katrorit. Kërkoni nga fëmija juaj që t’i marrë të gjitha lodrat qe i ka pranë formave dhe t’i klasifikojë sipas formës së shiritit ngjitës. P.sh., ato me formë të rrumbullakët te rrethi, ndërsa ato me formë katrore te katrori. Pastaj mund të kërkoni nga fëmija që me një lodër, si p.sh. veturë, të ecë në shiritin ngjitës në formë të rrethit dhe të katrorit, apo me një kukull apo çfarëdo lodre që zgjedhë. Në fund mund të kërkoni nga fëmija, nëse ka disponim, që gjithashtu ta vizatojë rrethin dhe katrorin në një letër.