Këpuca ime
Materialet dhe mjetet: karton, fije peri apo lidhëse këpucësh, ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Preni një copë kartoni apo letre të fortë në formë këpuce dhe bëni dy kolona me vrima në mes të “këpucës”. Jepini fëmijës ngjyra të ndryshme dhe udhëzojeni të ngjyrosë këpucën prej letrës sipas dëshirës së tij. Në fund ofrojani një lidhëse këpucësh apo një fije peri të fortë dhe demonstrojani se si të endë lidhësen nëpër vrima. Në këtë fazë është e rëndësishme që fëmija të provojë ta fusë lidhësen në vrimë dhe ta nxjerrë atë për t’i ushtruar muskujt e vegjël dhe durimin, mirëpo sigurisht që nuk do të arrijë të “lidhë këpucën” prandaj thjeshtë lejojeni të luajë dhe zbavitet pa ndërhyrë në punën e tij.