Bukuritë e vendit tim

Materialet dhe mjetet: Të fotokopjojmë disa fotografi të bukurive natyrore, dhe nëse nuk keni mundësi t’i fotokopjoni mund t’i vizatoni ato, p.sh. Malet e Rugovës, Malet e Sharrit, Ujëvarën e Drinit etj., ngjitës dhe një fletë të bardhë.

Zhvillimi i aktivitetit: Për të realizuar këtë aktivitet më shumë ju nevojitet pjesa e bashkëpunimit me fëmijën tuaj pasi që ju vetë vendosni duke e pyetur edhe atë se cili mendon që është vendi më i bukur në Kosovë, qoftë edhe qytet, lumë apo çfarëdo. Fotokopjojeni dhe me ngjitës fëmija vetë ta vendosë në fletë të bardhë, pastaj mësojani fëmijës disa karakteristika, p.sh. kur vizitohet, ku gjendet, e çka e veçon atë vend.

Kështu fëmija do të mësojë gjëra interesante për vendin që nuk i ka ditur dhe nuk i ka diskutuar më parë. Hapni në “Google” hartën e botës dhe tregoni aty ku gjendet vendi jonë dhe që rrethohet nga malet më të bukura.