Shtrihemi e bëjmë joga
Zhvillimi i aktivitetit: Sidomos në vitin e parë të jetës, fëmijët kanë nevojë për masazh e stimulim të lëvizjeve të tyre. Ofrojani këtë gjë sa më shpesh.
Nëse e shoqëroni masazhin edhe me këngë duke përmendur secilën pjesë të trupit që e masazhoni, do ta bëni më interesante për fëmijën.
Ju mund të vendosni që një ditë të masazhoni vetëm këmbët dhe gishtat e ditën tjetër një pjesë tjetër të trupit.