Tregim pa fjalë

Materialet dhe mjetet: Ilustrimet e dhëna në “Zogu dhe djali”.

Zhvillimi i aktivitetit: Komentoni së bashku me fëmijën fotografitë e dhëna. Pyeteni: kush është në këto fotografi? Çfarë ka ndodhur me zogun? Ku po e qon djali zogun? Ku e mbylli djali zogun? etj. Kjo është rrjedha e tregimit pa fjalë, mirëpo prindi apo kujdestari duhet ta parashtrojë vetëm pyetjen e parë. Fëmija përshkruan secilën fotografi, ndërsa prindi apo kujdestari vetëm mund të thotë: po tani çfarë ndodhi me zogun?, për të vazhduar rrjedhën e tregimit nëse fëmija ka nevojë. Nëse fëmija e përshkruan vetë, atëherë nuk ka nevojë për ndërhyrje.

Provoni edhe tregime të tjera pa fjalë.

Shkarkoni fletën e punës KËTU.