Kapela për nënën time/motrën time

Materialet dhe mjetet: Letra, ngjitës dhe gërshërë.

Zhvillimi i aktivitetit: Lulet janë shenjë simbolike e pranverës dhe e 8 Marsit, por kësaj radhe ne do të përgatisim një kapelë për nënën, që do ta lëmë gati për ditën e hënë të javës tjetër kur t’i shpërndajmë dhuratat. Kapelat me letra janë shumë të dashura për fëmijët, e ju mund të punoni një të madhe dhe një të vogël për fëmijën dhe për nënën.

Ju vizatoni kapelën mbi letër me laps dhe lejoni që fëmija juaj ta presë dhe ta zbukurojë ashtu si ka dëshirë. Të jepni sa më shumë materiale që keni në shtëpi, pulla, penj të trashë apo edhe kartonë të ndryshëm në mënyrë që të nxitet kreativiteti i fëmijës suaj.