Kartolina për edukatoren time

Materialet dhe mjetet:  Pastruese të veshëve, ose mund të përdoret sfungjer i verdhë për enë, që mund të priten në copa të vogla, ngjitës, fletë me ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë.

Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti i sotëm lidhet me përgatitjen e një kartoline me lule mimozë për edukatoren. Për këtë mund të përdoren kokat e pastrueseve të veshëve dhe me to mund të krijohen lulet e mimozës, duke i ngjyrosur me të verdhë. Ndërkohë mund të përdoren degë të ndryshme që të ngjiten lulet e krijuara ose mund të vizatohen degët e gjelbra. Në mungesë të tyre mund të vizatohen rrathë me madhësi të ndryshme, të cilët ngjyrosen me të verdhë dhe ngjiten në një fletë me ngjyrën që i pëlqen fëmijës. Degët kryhen gjithashtu me fleta me ngjyrë të gjelbër. Degët ngjiten në fletë dhe aty vendosen edhe lulet e verdha. Në anën tjetër, fëmija vizaton çfarë të dëshirojë për edukatoren. Ndërsa fëmija është duke përgatitur kartolinën, ju duhet të flisni me të se çfarë i pëlqen te edukatorja dhe, në mungesë të saj, si do të dëshironte të ishte edukatorja e tij/saj.