Joga për mua
Zhvillimi i aktivitetit: Lëvizja është jetë dhe fëmijët kanë energji shumë të madhe për të harxhuar. Sot bëni disa lëvizje së bashku, të tilla sikur në foto. Demonstroni ju modelin e lëvizjes dhe prisni me durim që fëmija t’ju imitojë. Bëjeni lëvizjen dhe frymëmarrjen ngadalë dhe fëmija juaj do t’ju ndjekë në këto lëvizje. Nëse fëmija është më i vogël, bëjini një masazh të lehtë në trup duke i rrotulluar krahët, duke i mbledhur këmbët, etj.
Vitet e para të jetës janë periudha ideale për krijimin e shprehive për një stil të mirë dhe të shëndetshëm të jetës.