Imitojmë kafshët

Një ditë më parë, fëmija i ka përcaktuar kafshët e fermës.

– Sot së bashku me fëmijën imitoni kafshët  që ai/ajo i ka përzgjedhur.

– Fëmija imiton kafshët  e fermës një nga një, duke lëvizur ashtu siç lëvizin ato, duke imituar zërin që lëshojnë, për shembull: kërcejmë sikur lepurushi me dy këmbë dhe gishtat  i vendosim sikur veshët e lepurushit; qëndrojmë në  një këmbë  sikur lejleku; ose këndojmë si gjeli në mëngjes.

– Mund ta luani edhe lojën ‘kush e gjen’: fëmija imiton një kafshë apo zog dhe prindi duhet ta gjejë për cilën kafshë apo cilin zog bëhet fjalë. Ndërroni rolet ku tani prindi ose vëllai apo motra imitojnë një kafshë dhe fëmija e gjen se cilën kafshë po e imitojnë.

– Nëse keni lodra kafshësh në shtëpi, futini në një kuti dhe fëmija pa i parë e zgjedh secilën prej tyre dhe përpiqet ta gjejë cila kafshë është vetëm përmes prekjes. Ju mund ta ndihmoni duke i treguar ndonjë veçori të kafshës. Pasi ta gjejë, fëmija e imiton atë kafshë. Ndërroni rolet.