Lulet e ftohta
Zhvillimi i aktivitetit: Vendosni në gota plastike të mbushura me ujë disa lule dhe gjethe. Gotat vendosni në frigorifer dhe pas 2-3 orësh ju do t’i keni lulet e ftohta.
Ofrojani fëmijës lulet e ftohta dhe shikoni reagimin e tyre. Pyeteni çfarë ndjenë, si janë lulet, dhe vëreni së bashku si po shkrihet akulli dhe më pas lejojeni ta vendosë në një pjatë deri sa të shkrihet akulli krejt dhe të mbeten lulet. Luani sërish duke e pyetur: a është tani lulja e ftohtë?