Gjejmë lulet

Zhvillimi i aktivitetit: Nëse sot nuk mund të dilni në natyrë, këtë lojë mund ta bëni edhe në shtëpi. Mos harroni:  shtëpia që ka një fëmijë brenda saj është e bukur edhe kur është rrëmujë.

Vendosni nëpër dhomë ose në ambientin ku rri fëmija disa lule të shpërndara.  Nxiteni fëmijën që ti gjejë e t’i marrë. Kur fëmija është më i/e vogël se gjashtë muaj, vendosjani një rrethore dhe stimulojeni që të rrotullohet nga një anë në tjetërn e t’i marrë. Fëmijët pak më të mëdhenj nxitini të zvarriten dhe ecin duke u mbajtur pas objekteve ose të ecin  në drejtime të ndryshme për t’i marrë lulet.