Shtypim format në brum
Materialet dhe mjetet: Brumi ose plastelina tashmë janë pjesë e lojës së fëmijës suaj.
Zhvillimi i aktivitetit: Nëse nuk mund ta bëni brumin apo plastelinën në shtëpi, atëherë në një tepsi vendosni miell ose kripë ose oriz, sheqer, etj. Ofrojini fëmijës lodrat e tij/saj dhe tregojini se si duhet t’i shtypë përmbi brum/plastelinë. Reagoni kur ta largojë lodrën dhe të shikojë formën e saj në brum. Luani deri sa fëmija të shfaqë interes për lojën e më pas së bashku pastroni vendin duke i vendosur gjërat në vendin e tyre.