Fishekzjarre me brushë

Materialet dhe mjetet: brushë, ngjyra, letër.

Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët e vegjël e pëlqejnë shumë lojën me ngjyra dhe materiale të tjera të cilat mund t’i prekin me duar dhe të shohin efektin shkak-pasojë. Sot lejoni ata të bëjnë magji me ngjyra dhe enë të kuzhinës. Në qoftë se keni një brushë të rrumbullakët enësh, apo shtypëse të patateve, kulluese te vogël apo ndonjë enë tjetër, jepjani fëmijës që të krijojë “fishekzjarre” me gjurmën e tyre. Në një enë të rrafshët vendosni ngjyrë të kaltër, të verdhë dhe të bardhë, ofrojani fëmijës një letër apo karton dhe udhëzojeni ta shtypë enën në ngjyrë dhe pastaj të bëjë gjurma në letër. Bisedoni se çfarë apo kujt i ngjanë gjurma që ena lë në letër. Thuani emrat e ngjyrave dhe tregoni se këto janë ngjyrat e njëjta sikur ngjyrat që ka flamuri i Kosovës.

Në qoftë se nuk keni ngjyra, të njëjtin aktivitet mund ta bëni edhe me ujë. Për fëmijët do të jetë mjaft argëtuese që thjesht të lagin enën në ujë dhe ta vendosin në letër, ata mund ta zgjasin lojën e të luajnë sipas dëshirës.