Gjejmë të njejtat

Të gjitha çorapet që i keni në shtëpi ose edhe  veshje të tjera të fëmijëve mblidhini në një vend. Mblidhini edhe disa letra me ngjyra të ndryshme. Merrni një pe ose litar ku  të mund t’i varni çorapet. Ju duhen kapëse të rrobave – mundësisht të mëdha.

– Ju vendosni disa çorape dhe kërkoni prej fëmijëve që t’i gjejnë të njëjtat dhe t’i varin.

– Vendosni edhe veshjet dhe ata le t’i gjejnë dhe le t’i varin të njëjtat.

– Mos u ndihmoni, le të përpiqen vetë deri sa t’i varin të gjitha.

Pasi të përfundojë aktiviteti, fëmijët angazhohen që t’i kthejnë veshjet dhe çorapet nëpër vendet e tyre.

Aktiviteti zhvillon motorikën fine, koordinimin dhe vetëvlerësimin.