Unë jam piktor

Sot bëhuni gati për të vizatuar çfarëdo që ju pëlqen.

Gjërat që ju nevojiten për këtë lojë janë: një kuti e madhe kartoni në të cilën fëmija mund të futet brenda, lapsa me ngjyra apo markera, por mund të përdorni edhe ngjyra uji.

Dëshira dhe imagjinata e fëmijëve mjafton për të vizatuar në të katër anët e kutisë çkado që atyre ju bie ndër mend.

– Ju mund t’i pyesni fëmijët se çfarë janë duke vizatuar.

– Në rast se nuk keni kuti, ju mund ta ktheni një karrige përmbys dhe t’i mbështillni këmbët e saj me qese të tejdukshme kuzhine.

– Ju mund të vendosni në dysheme një qese plastike ose një çarçaf të vjetër dhe t’i lejoni ata të vizatojnë.

– Ju mund edhe ta ngjisni një letër të madhe të bardhë në mur dhe ta përdorni si hapësirë për vizatim.

Aktiviteti zhvillon imagjinatën, kreativitetin, vetëvlerësimin dhe emocionet.