Bëj sikur…
Sot do të imitojmë qëndrime të ndryshme.Bëjini së bashku me fëmijët këto qëndrime:
Qëndrimi 1 – bëj si pemë
Fëmija përpiqet që të qëndrojë mbi një këmbë [nëse nuk mund ta bëjë nuk ka problem]. Shputën e këmbës tjetër e vendos tek pjesa e brendshme e gjurit të këmbës që po e mban drejtë. Pëllëmbët e bashkuara i mban sipër kokës. Qëndron kështu për disa sekonda. Pastaj provon me këmbën tjetër.
Qëndrimi 2 – bëj si flutur
Fëmija qëndron ulur duke e mbajtur shpinën drejt. I bashkon shputat e këmbëve me njëra-tjetrën dhe i lëviz këmbët e përthyera lart e poshtë sikur krahët e një fluture.
Qëndrimi 3 – bëj sikur dielli
Fëmija qëndron në këmbë dhe i hap krahët anash lart. Qëndron në këtë pozicion për disa sekonda. E përsërit këtë qëndrim 3-4 herë.
Qëndrimi 4 – bëj sikur yll
Fëmija i hap këmbët pak më shumë se gjerësia e shpatullave. Krahët hapen anash dhe fëmija qëndron në këtë pozitë për disa sekonda. Përsëritet disa herë.