Bëj sikur…

Sot do të imitojmë qëndrime të ndryshme.Bëjini së bashku me fëmijët këto qëndrime:

Qëndrimi 1 – bëj si pemë

Fëmija përpiqet që të qëndrojë mbi një këmbë [nëse nuk mund ta bëjë nuk ka problem]. Shputën e këmbës tjetër e vendos tek pjesa e brendshme e gjurit të këmbës që po e mban drejtë. Pëllëmbët e bashkuara i mban sipër kokës. Qëndron kështu për disa sekonda. Pastaj provon me këmbën tjetër.

Qëndrimi 2 –  bëj si flutur

Fëmija qëndron ulur duke e mbajtur shpinën drejt. I bashkon shputat e këmbëve me njëra-tjetrën dhe i lëviz këmbët e përthyera lart  e poshtë sikur krahët e një fluture.

Qëndrimi 3 –  bëj sikur dielli

Fëmija qëndron në këmbë dhe i hap krahët anash lart. Qëndron në këtë pozicion për disa sekonda. E përsërit këtë qëndrim 3-4 herë.

Qëndrimi 4 –  bëj sikur yll

Fëmija i hap këmbët pak më shumë se gjerësia e shpatullave. Krahët hapen anash dhe fëmija qëndron në këtë pozitë për disa sekonda. Përsëritet disa herë.