Fluturo si…..!
Sot argëtohuni në lojë me fëmijën tuaj duke kërkuar nga ai/ajo që të imitojë fluturimin dhe zërin e zogjve të ndryshëm që shtegtojnë dhe që nuk shtegtojnë. Kur i thoni fëmijës “Fluturo, fluturo si lejlek!”, fëmija duhet të imitojë fluturimin me krahë të hapur duke i valëvitur krahët dhe duke vrapuar nëpër të gjitha dhomat për të treguar se lejleku shtegton dhe udhëton larg. Nëse i thoni “Fluturo, fluturo si korbi!”, fëmija duhet të fluturojë vetëm brenda dhomës ku gjendeni. Loja të vazhdoje kështu njëjtë duke kërkuar që të fluturojë si dallëndyshe, rosë, mjellmë, sorrë apo buf, derisa ta vërtetoni që fëmija juaj e ka kuptuar se cilët shpezë shtegtojnë e cilët jo.
Këtë lojë mund ta luani edhe më mirë në natyre apo në oborrin e shtëpisë kush e ka, sepse sigurisht fëmija do të jetë edhe më i inspiruar duke i parë zogjtë në fluturim.