Shpëto kafshët

Materialet dhe mjetet: shirit ngjitës, kafshë lodra.

Zhvillimi i aktivitetit: Në tavolinë, në dysheme, apo në një enë të rrafshët vendosni disa kafshë të vogla lodër dhe ngjitni ato me shirit ngjitës. Në qoftë se nuk keni kafshë lodër, mund të përdorni ndonjë material tjetër që posedoni në shtëpi, p.sh. kapakë të shisheve të ndryshme. Thuani fëmijës që t’i “shpëtojë” kafshët duke e hequr shiritin ngjitës. Nxisni komunikimin e fëmijës duke i kërkuar të tregojë se cilën kafshë e ka “shpëtuar”. Kjo lojë argëtuese do t’i ndihmojë fëmijës tuaj në ushtrimin dhe forcimin e muskujve të vegjël dhe të kuptojë se çfarë efekti ka veprimi i tij.

Aktivitetin e ngjashëm mund ta realizoni edhe duke përdorur një tepsi me forma dhe në vend që fëmija ta heqë shiritin ngjitës me duar jepni mundësi t’i ushtrojë shkathtësitë e prerjes me gërshërë.