Qërojmë frutat

Zhvillimi i aktivitetit: A e keni lejuar ndonjëherë fëmijën tuaj t’i qërojë vetë frutat që i pëlqen t’i hajë? Nëse po, keni vepruar drejtë. Nëse jo, me siguri keni menduar se nuk mundet dhe nuk keni dashur ta lodhni.

Në fakt, përpjekja për t’i bërë gjërat vetë dhe lodhja gjatë kësaj përpjekje, është rruga e sigurt përmes të cilës fëmija mëson e rritet.

Sot vetëm ofrojini një mandarinë, portokall, gjysmë shege, ose një banane dhe lejojeni ta qërojë atë. Mos u bëni merak nëse do të njolloset ose do ta prishë formën e frutës. Përgëzojeni gjatë të qëruarit dhe kur e përfundon atë. Më pas lejojeni ta shijojë frutën e qëruar.