Gara e breshkave

Materialet dhe mjetet: Në shtëpi të gjithë kemi kovë, si p.sh. kovë për t’i mbledhur lodrat, kovë për tesha apo për të bartur ujë.

Zhvillimi i aktivitetit: Këto kova kësaj radhe do t’i përdorim për lojën e garave të breshkave. Sa më shumë anëtarë të shtëpisë që bashkëngjiten aq më atraktive do të jetë gara e breshkave. Duke vendosur kovën mbi shpinën tuaj deri sa jeni në tokë të kërrusur mbi dy duart dhe dy këmbët tuaja, bashkë me fëmijën filloni të ecni ngadalë si breshka pa e rrëzuar kovën. Pa e lidhur kovën, të mundohemi ta mbajmë në shpinë deri tek shtëpia e breshkës. Caktoni një cak për shtëpi të breshkës dhe filloni garën. Do të keni shumë të qeshura dhe kënaqësi pasi kova do t’ju rrëzohet dhe duhet të ktheheni nga pika fillestare për ta vazhduar garën.