A mund ta vizatosh veten?

Materialet dhe mjetet: Pasqyrë, marker ose ngjyra të ujit.

Zhvillimi i aktivitetit: Sfidojeni fëmijën tuaj ta vizatojë veten ashtu si në pasqyrë, duke vizatuar me marker apo me gishtin e tij me ngjyrë mbi pasqyrë.

Pyesni fëmijën: Sa sy po i sheh? Sa veshë i ke? Çka tjetër mund të shtosh te vizatimi yt?

Lejoni fëmijën të eksplorojë me ngjyra/marker dhe të jetë kreativ gjatë vizatimit. Nëse dëshironi ta ruani vizatimin, bëni një foto përpara se ta fshini atë. Jepini fëmijës letër kuzhine që ai vetë të mundohet ta fshijë vizatimin nga pasqyra.