Loja me pasqyrë

Materialet dhe mjetet: Përballë pasqyrës
Zhvillimi i aktivitetit: Vendoseni fëmijën tuaj përballë një pasqyreje e cila duhet të jetë e një madhësie të atillë që fëmija ta shohë tërë pasqyrimin e vet në të. Qëndroni pranë tij/saj dhe flisini me fjalë aprovuese  gjersa ai/ajo shikohet në pasqyrë. Vazhdojeni lojën duke i treguar fëmijës disa pjesë të fytyrës dhe duke i prekur ato.