Fytyra ime e qeshur

Materialet dhe mjetet: letër e prerë në formë të rrumbullakët , pjatë letre/plastike, figura të pjesëve të fytyrës, ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: E tëra që ju nevojitet për këtë aktivitet është një pjatë letre/plastike apo një letër e prerë në formë rrumbullake dhe disa fotografi të pjesëve të fytyrës të prera nga një revistë ose gazetë apo nga ndonjë fotografi e fëmijës suaj. Ofrojuni fëmijëve figurat e prera të pjesëve të fytyrës dhe nxiteni që t’i ngjisë në pjatë apo letër duke krijuar një fytyrë. Ju mund ta vendosni një pasqyrë përballë fëmijës dhe duke emërtuar secilën pjesë të fytyrës, ta nxisni fëmijën që ta gjejë atë pjesë dhe ta vendosi në fytyrën prej letre. Në këtë lojë mjafton që fëmija të përpiqet t’i vendosë pjesët e fytyrës. Mos prisni që kjo vendosje të jetë e duhura.