Foleja nga plastelina prej brumi
Filloni javën duke ndërtuar një fole zogjsh. Kjo është një mundësi e mirë për të njoftuar fëmijët lidhur me zogjtë, ku jetojnë, si i ndërtojnë foletë etj.
– Nëse keni mundësi, edhe nëse është kohë e freskët apo me shi, dilni së bashku me fëmijën në natyrë dhe mblidhni materiale si bari, gjethe, shkopinj apo degë të vogla pemësh, pupla etj.
– Përgatitni plastelinën nga brumi (shihni udhëzimet më poshtë për recetën).
– Vendosni në një enë materialet që keni mbledhur nga natyra dhe plastelinën. Bëni edhe disa zogj dhe vezë nga plastelina apo përdorni ndonjë zog/vezë lodër.
– Tregojini fëmijës se si duket një fole zogu dhe më pas e lejoni atë ta ndërtojë folenë vetë. Ai/ajo le ta rregullojë folenë e zogut me gjërat që mblodhët jashtë.
– Foleja me shpageta – përpos plastelinës prej brumi ju mund të përdorni edhe shpageta të ziera për të ndërtuar folenë.
– Fëmija zhvillon koordinimin dhe lëvizjet e duarve për të rregulluar shpagetat në forme foleje pasi ju ta keni demonstruar fillimisht për të.
Receta për plastelinë/brumë: 2 gota miell, 1 gotë krip, 2 lugë gjelle vaj, pak lëng limoni. Përzieni të gjithë përbërësit. Në një enë vloni 1 ose 1 gotë e gjysmë ujë. Përzieni ujin me përbërësit tjerë për të formuar brumin/plastelinën.