Emri im është…

Qëllimi i kësaj loje është të përqendohet në gjetjen e shkronjave dhe renditjen e duhur sipas emrit. Në kapak të shisheve vizatohen shkronjat e alfabetit, por nëse emri i fëmijës ka më shumë shkronja të njëjta psh. si  ALBA  atëherë përgatiten dy shkronja “A”.

Shkronjat mund të përgatiten edhe me letra të thjeshta duke i prerë në katrorë.

-Në fillim bisedohet për domethënien e   Kush ma ka vendosur këtë emër? Bashkëbisedimi zgjat varësisht nga kureshtja e fëmijës.

-Më pas secili tingull i emrit të fëmijës shqiptohet me radhë.

-Pas shqiptimit të tingujve, shkronjat vendosen në rreth.

-Lëshohet muzikë dhe fëmija vallëzon jashtë rrethit të shkronjave. Kur të ndalet muzika fëmija ndalon, nuk duhet të shikojë te cila shkronjë të ndalet. Merr shkronjën në dorë. Pyetet, cilën shkronjë ke në dorë ? Nëse fëmija e qëllon lihet në anën e shkronjave të” fituara”, po nëse nuk e qëllon shkronja vendoset sërish në rreth. Loja vazhdon derisa të merren të gjitha shkronjat.

Emri i fëmijës modelohet sipas dëshirës së fëmijës. Një ide është që emri të vendoset në kornizë dhe të vendoset te dhoma apo këndi i tij/saj.