Flutura në bjeshkën time

Bjeshka ka shumë pamje të mira në çdo anë të saj. Kësaj radhe në një karton të trashë do ta modelojmë fluturën dhe do ta eksplorojmë natyrën në bjeshkë për t’i dhënë ngjyrë dhe gjallëri fluturës sonë. Fluturën jemi mësuar ta shohim me pika dhe me ngjyra të ndryshme. Kësaj radhe do t’ia japim asaj pamjet nga bjeshka, me lule e me drunjë apo edhe me gjethe.