Bashkojmë gjurmët

Ju tashmë e dini që fëmija juaj duhet të luajë jashtë për të paktën 30 minuta çdo ditë dhe loja në park apo në fshat është ambienti më i mirë në këto ditë të nxehta.

Pasi të vini nga loja jashtë, tregojini fëmijës për lojën që do ta zhvilloni së bashku.

Ju duhet plastelinë prej brumi [ju tashmë e keni recetën] dhe kafshët lodra që i keni në shtëpi.

Në fillim fëmija i vendos kafshët lodra mbi plastelinën prej brumi dhe së bashku shikoni gjurmët që ato i lënë në brumë.

Më pas,  i fshihni të gjitha kafshët pas shpinës dhe kërkoni nga fëmija që ta gjejë se të kujt janë gjurmët që janë të brumë….lejojeni të provojë disa herë deri sa ta gjejë. Ju mund t’i jepni të dhëna për kafshën, për shembull: është i madh, jeton vetëm në pyll, etj.

Ndërroni rolet deri sa t’i bashkoni të gjitha gjurmët me kafshët.