Festa e ngjyrave

Materialet dhe mjetet: Letër e bardhë, ngjyra uji, druri, kapëse rrobash, fije peri, litar,etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Në fillim bëjmë përgatitjen e materialit, i vendosim në një tavolinë. Fëmija fillon të ngjyros disa letra të bardha me ngjyra të ndryshme sipas dëshirës. Pasi të përfundon ngjyrosjen e letrave të bardha, ai/ajo i fton anëtarët e familjes në festën e ngjyrave.

KËNGA E NGJYRAVE

Urra urra urra ngjyrat po marshojnë,

Urra urra urra ngjyra e kuqe po marshon,

Urra urra urra ngjyra e verdhë po marshon,

Urra urra urra ngjyra e gjelbërt po marshon,

… (dhe kështu vazhdon kënga edhe me ngjyrat tjera).

Fëmija, me ndihmën e prindit/kujdestarit, i vendosin të gjitha letrat me ngjyra në një litar në të cilin vetë fëmija do t’i rendit letrat me ngjyra me kapëse rrobash.