Hambari

Aktiviteti:

Të mirat që na sjellë vjeshta për t’i shfrytëzuar në kohë të dimrit duhen të ruhen në hambarë. Ju sot me fëmijën tuaj do të improvizoni një hambarë me gjërat që ju i keni në shtëpi. Merrni një kuti të cilën duhet ta ndani me karton në katrorë më të vegjël ku fëmija do të vendosë brenda tyre drithëra dhe frutat e thata. Më parë, ju mbusheni një enë me drithërat dhe frutat e thata që i keni në shtëpi, vendoseni kutinë dhe enën para fëmijës dhe kërkoni nga ai/ajo që t’i ndajë ato dhe t’i mbushë katrorët e vegjël. Gjatë mbushjes së katrorëve, pyetni fëmijën për madhësitë e kokrrave, cila është më e madhe e cila më e vogël, ku ka më shumë e ku ka më pak. Gjithashtu njoftoni fëmijën që në kohërat e kaluara por edhe sot në fshatra, drithërat dhe frutat e thata ruhen në hambarë dhe ndahen në kuti të veqanta prej druri.

Ju mund të kërkoni nga fëmija juaj që të bëjë edhe renditjen e kokrrave nga më e vogla deri tek më e madhja dhe anasjelltas.

Kërkesë: t’i bashkangjiten fotografi të hambarit.