Edhe unë pastroj

Zhvillimi i aktivitetit: A e dini se fëmijët e vegjël, ashtu siç dinë të bëjnë nga pak rrëmujë, ashtu edhe dinë ta rregullojnë rrëmujën? Mjafton që t’i mësojmë si ta bëjnë këtë. Sot luani së bashku në këndin e fëmijës dhe pas lojës, nxiteni fëmijën që ta rregullojë vetë ambientin e tij/saj duke e kthyer çdo gjë në vendin e vet. Mos e ndihmoni. Edhe nëse lodhet pak, lejojeni të pushojë e më pas sërish t;i dërgojë lodrat në vendin e vet. Gradualisht me rritjen e fëmijës, rregullimi i ambientit le të jetë pjesë e rutinës ditore për të. Fillojeni atë duke i dhënë fëmijës vetëm një detyrë dhe duke e shtyrë  që ta bëjë çdo ditë [për shembull: hedhja e teshave në kosh].