Ecim zbathur
Zhvillimi i aktivitetit: Stimulimi shqisor është shumë i rëndësishëm për fëmijën në vitet e para të jetës.
Pavarësisht moshës që ka fëmija, vendosni në dysheme copa me materiale të ndryshme: një copë me material prej pambuku; një copë me material të leshtë, një copë letër, një copë qese plastike, një qese me pulla [mbylleni qesen fort]; një copë/objekt me material të ftohtë, të ashpër, etj. Përdorni materialet që i keni në shtëpi. Më pas hiqjani fëmijës çorapet dhe lejojeni të zvarritet, të rrotullohet, të ecë duke u mbajtur apo të ecë vetë nëpër të gjitha copat e materialeve, duke e stimuluar që t’i ndjejë ato. Shoqëroni veprimet e fëmijës me fjalë: Oh sa e butë…a është e ftohtë…a të pickon tek këmba?, etj.
Ju mund ta bëni këtë lojë edhe nëse keni qese me flluska. Lejojeni fëmijën të ecë mbi të dhe të dëgjojë plasjen e flluskave. Në të gjitha rastet, argëtimi i fëmijës dhe stimulimi i shqisave janë të sigurta.