E njëjtë dhe ndryshe
Materialet dhe mjetet: këpucë, lugë, peshqirë, çorapë apo çfarëdo materiale që keni në shtëpi nga dy.
Zhvillimi i aktivitetit: Ky aktivitet na mëson fëmijët që rregullimi i shtëpisë është detyrë e secilit anëtar në familje, por në të njëjtën kohë dhe mësojnë bashkimin e palëve të gjërave të njëjta, duke u argëtuar. Koncepti “të njëjta dhe të ndryshme” fillon që prej moshës trevjeçare të qartësohet në mendjen e fëmijës, kështu që me këtë aktivitet ju do t’i përforconi aftësitë në mënyrë konkrete.
Të dashur prindër, filloni duke i përzier në shtëpi disa gjëra që i keni nga dy, duke filluar nga dollapi i këpucëve, prishni radhën e dollapit duke i vendosur në mënyrë të gabuar çiftin e këpucëve aty dhe kërkoni ndihmë nga fëmija që të gjeni çiftet e këpucëve duke i bashkuar këpucët e njëjta. Lavdëroni fëmijën që po ju ndihmon dhe që këtë po e bën shumë mirë. Të njëjtën mund ta përdorni edhe me çorapët, apo lugët dhe pirunët në shtëpi. Konceptin “të njëjta dhe të ndryshme” e diskutoni me fëmijën gjatë lojës.