Dora e babait dhe e imja
Materialet dhe mjetet: letër e bardhë, ngjyra tempera.
Sot bëjeni një punim bashkë me fëmijën tuaj, punim i cili do t’ju mbetet kujtim për tërë jetën. Ofroni fëmijës një letër të bardhë dhe një enë me një ngjyrë të cilën fëmija do ta zgjedhë vetë. Në fillim lyejeni dorën e fëmijës me ngjyrë, shtypeni në letër të bardhe me gishtërinjtë poshtë, pastaj lyejeni edhe dorën tuaj dhe shtypeni në letër me gishtërinjtë poshtë, ashtu që gishtat e mëdhenj të duarve të bashkohen (si në modelin në fotografi) dhe të fitohet figura e një të rrituri dhe një fëmije dorë për dore në shëtitje. Këtë punim të bukur pastaj do t’ia jepni fëmijës për ta vizatuar dhe ngjyrosur edhe një zemër, aty ku fëmija zgjedh vetë. Gjithashtu, ju mund ta ruani këtë punim dhe ta fusni në kornizë.