Të eksplorojmë natyrën

Materialet dhe mjetet: Guralecë të mbledhur në natyrë

Zhvillimi i aktivitetit: Ky aktivitet ka për qëllim që të eksplorojmë natyrën me fëmijët tanë duke mbledhur guralecë në natyrë dhe duke biseduar për format e tyre. Në ambientin e jashtëm gjejmë shumë guralecë dhe format e tyre janë të ndryshme, si nga madhësia ashtu edhe nga struktura.

Sa më shumë forma të ndryshme që mbledhim aq më shumë kemi për të biseduar me fëmijët tanë lidhur me temat. Tregoni fëmijëve që sot do të dilni të shikoni natyrën dhe të eksploroni çdo gjë që ka në natyrë, por në mënyrë më të veçantë do t’i analizoni guralecët. Mblidhni guralecë dhe bisedoni se a janë të fortë apo të butë, si gjinden ata në natyrë etj.

Në shtëpi, pasi t’i lani, mund t’i ngjyrosni edhe në mënyra të ndryshme për t’i përdorur në punimet tuaja.