Flutura krahëbukur

Materialet dhe mjetet: rolle letre, letra me ngjyra, ngjitës letre, laps, gërshërë.

Zhvillimi i aktivitetit: Në fillim mund të luhet loja “Fluturoj-fluturoj”. Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: cilat janë insektet? Ku jetojnë? Si ushqehen? etj.

Nga fëmija kërkohet të përzgjedhë ngjyrën e letrës me të cilën do ta punojë fluturën. Prindi apo kujdestari i ndihmon fëmijën me udhëzime në palosjen e letrës në gjysmë. Nga mesi i thyerjes vizatohet gjysma e fluturës e cila më pas pritet me gërshërë për të fituar simetrinë e fluturës. Ngjyroset flutura me ngjyra sipas dëshirës apo edhe mund t’i ngjiten në krah edhe letra me ngjyra të prera në pika të vogla. Rrolleja e letrës mbështillet me letër me ngjyrë për të punuar trupin e fluturës dhe me ngjitës ngjitet për letrën simetrike. Punohen sytë nga letra apo vizatohen me ngjyra dhe modelohen edhe antenat e fluturës.

Sipas dëshirës, fëmijës mund t’i lexohet edhe kjo poezi.

Flutur moj flutur me krahët e lehtë / a më fal ca pika?/ t’i vë në xhaketë / ç’të nevojiten pikat e mia / mjaft paske ngrënë / duke ngrënë qershia. (komentojeni se si një fëmijë e kishte zhytur bluzën teksa ishte duke ngrënë qershi. Kur e ka pa fluturën aq të bukur me pika plotë, iu lut që t’ia falë ca pika. Mirëpo, flutura ia ktheu: aq e paske zhytur bluzën, sa nuk paska vend për pikat e mia).