Joga për bebe
Zhvillimi i aktivitetit: Lëvizja është jetë. Periudha ideale për krijimin e shprehive të mira të jetës është fëmijëria e hershme. Nëse foshnja është e vogël, sot mund t’i bëni një mazash të lehtë në të gjithë trupin dhe më pas ta lejoni të luajë, zvarritet e zhvendoset vetë nëpër dhomë. Nëse fëmija është pak më i/e rritur, mësojani sot disa lëvizje të thjeshta të jogës për fëmijë. Zgjatjet, shtrirjet, përkuljet, rrotullimet, pozicionet e ndryshme të krahëve, e kështu me radhë, të cilat janë me interes për fëmijën dhe të cilat mund t’i bëjë me lehtësi duke ndjekur lëvizjet që ia mësoni. Mbani në mend: e rëndësishme është krijimi i rutinës me aktivitete të shëndetshme, e jo sa mirë fëmija po i bën lëvizjet. Koha që po kaloni bashkë, fëmijën e gëzon pa masë.