Çfarë i duhet një bime për t’u rritur?

Materialet dhe mjetet: Saksi, dhe, fara, lopatë, ujë.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: çfarë i duhet një bime për t’u rritur? Diskutojini veprimet në fotografitë e dhëna. Si duhet të jetë radha e veprimeve nëse duam të mbjellim fara të bimëve?

Merret një saksi e zbrazët dhe nëse nuk ka vrima duhet t’i hapen për të kulluar ujin.  Me një lopatë të vogël apo me duar fëmija e mbush me dhe. Saksia mbushet me dhe deri në një masë (2-3 cm pa u mbushur saksia) për të lënë pak dhe për t’i mbuluar farat. Hedhen farat duke i shpërndarë në hapësirën e saksisë dhe sipër tyre hedhet një sasi dheu për t’i mbuluar farat. Në fund spërkatet dheu me disa pika aq sa dheu të marrë lagështinë e duhur (duhet pasur kujdes që të mos mbushet saksia me shumë ujë). Saksia me farat e mbjella lihet në një vend ku ndriçohet nga dielli. Për çdo ditë shikohet nëse ka nevojë për ujë dhe shikohet se pas sa ditësh kanë mbirë farat, e pas një kohe edhe bimët.

Shkarkoni fletën e punës KËTU.