Balona fluturuese
Materialet dhe mjetet: balonë, litar, fjongo.
Zhvillimi i aktivitetit: Loja në ambientin e jashtëm për çdo ditë, pavarësisht motit, është esenciale për fëmijët e të gjitha moshave. Fëmijët e vegjël kanë nevojë të kalojnë kohë jashtë që t’i zotërojnë shkathtësitë të cilat janë duke i zhvilluar, si p.sh.: të ecurit, vrapimin, ngjitjen, hedhjen, etj.
Sot zhvilloni një lojë fare të thjeshtë e cila do të sjellë shumë argëtim për fëmijën tuaj. Fryni një balonë dhe pastaj përdoreni një litar për ta lidhur njërin skaj të tij me balonën, ndërsa skajin tjetër jepjani fëmijës ta mbajë në dorë. Tregoni fëmijës se si fluturon balona në ajër derisa ai vrapon së bashku më të. Mund t’i lidhni disa fije letre ose fjongo në balonë për ta bërë të duket si “balonë fluturuese”.