Le të peshkojmë

Materialet dhe mjetet: letra me ngjyra, penj, kapëse letrash, magnet, shkop i vogël, ngjitës i nxehtë, sy plastikë të vegjël, markerë etj.

Zhvillimi i aktivitetit:  Në fletat me ngjyra vizatohen lloje të ndryshme të peshqve (peshqit mund të vizatohen edhe në fletë të bardhë dhe më pas të ngjyrosen me ngjyra të ndryshme). Vizatohen, pastaj priten aq sa dëshiron fëmija. Pas prerjes i vendosen sytë dhe me markerë vizatohen luspat me tipare të ndryshme të llojeve të peshqve. Në gojën e secilit peshk vendoset një kapëse letre duke shpuar një vrimë me laps. Nga shkopi përgatitet kallami i peshkimit ku te doreza mbështillet me shirit ngjitës dhe në maje të tij lidhet fija e grepit me penj. Poshtë perit me ngjitës të nxehtë kapet magneti (në mungesë të ngjitësit të nxehtë lidhet me penj).

Pas përfundimit të punimit të peshqve përgatitet vendi ku do të qëndrojnë peshqit dhe vendi ku do të peshkohet.

 


 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.