Balancë gjatë transferimit të gjetheve

Materialet e nevojshme: dy enë, gjethe, ngjitës

Zhvillimi i aktivitetit: Vizatoni ose bëni me ngjitës një vijë për të bashkuar dy enë në të dyja skajet  e vijës.

Vendosini enët në secilin skaj. Mbusheni njërën enë me gjethe. Kërkojini fëmijës që ta vendosë gjethen në kokë, dhe duke mbajtur balancën (duke ecur në vijën e vizatuar apo formuar me ngjitës), transferon gjethen deri tek ena tjetër. Lejojeni fëmijën që të zgjedhë si do të ecë: ngadalë, shpejtë, në maje të gishtërinjve…

Mund t’i sugjeroni fëmijës që ta shndërrojë në lojë imagjinare duke pretenduar se gjethet po shkojnë në një udhëtim.