Arkeologët e vegjël
Materialet e nevojshme: Disa monedha parash dhe guralecë apo lodra si dhe një brumë i thjeshtë
Zhvillimi i aktivitetit: Në aktivitetin e sotëm ju duhet që së bashku me fëmijën tuaj të përgatisni një brumë të thjeshtë me ujë dhe miell, por brumi të jetë më i ngurtë. Duke e përzier brumin vendosni brenda brumit bashkë me fëmijën tuaj disa monedha, disa gjethe apo lodra të vogla dhe guralecë. Qëllimi është që fëmija të gjejë sikur në një gërmim arkeologjik gjërat e vlefshme që fshihen brenda brumit. Brumin që e përgatisni bashkë me fëmijën tuaj, nëse koha është me diell, nxirreni jashtë që të teret në diell apo futeni në furrë në një temperaturë të ulët, piqeni për pak minuta sa të forcohet brumi.
Më pas përdorni një lodër më të fortë apo një shkop të fortë për të gjurmuar mbi atë brumë, i cili fsheh brenda vetes shumë gjëra që duhet të gjejnë fëmijët tuaj.