Unazat nëpër gishta
Materialet dhe mjetet: dora e vizatuar në fletë dhe e prerë, plastelinë, shkop, shirit, pipa, shirita letre.
Zhvillimi i aktivitetit: Për këtë aktivitet vizatoni dy duart tuaja në një fletë dhe preni vizatimin. Mbrapa ngjiteni një shkop dhe vendoseni në një top të formuar nga plastelina. Krijoni unaza nga pipat apo shirita të gjerë. Më pas kërkoni nga fëmija që t’i vendosë unazat prej pipave ose prej plastelinës apo letrës në secilin prej gishtave të dorës. Mos e ndihmoni fëmijën, por lejojeni të provojë disa herë duke e përgëzuar kur të arrijë t’i vendosë unazat në gishta. Fëmija mund t’i vendosë unazat edhe në gishtat e vet.