I them faleminderit trupit tim

Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë A4, laps, ngjyra etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e udhëzon fëmijën të lëvizë nëpër dhomë duke përdorur vetëm njërën këmbë, të duartrokasë duke përdorur vetëm njërën dorë, t’i mbyllë sytë e të kthej kokën nga muri dhe të përshkruajë dhomën në anën e kundërt për gjërat që i ka pas shpine.

Më pas merret fleta e bardhë A4 dhe kërkohet nga fëmija të vizatojë një pjesë të trupit që e pëlqen më shumë. Tregon se pse është e rëndësishme kjo pjesë e trupit për të. P.sh. “Mua më pëlqen më shumë syri sepse më pëlqen të shoh kafshët” etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

Nxiteni fëmijën të vizatojë edhe pjesët e tjera të trupit.

Shkarkoni fletën e punës KËTU.