“Byzylyk miqësie”

Materialet dhe mjetet: fije peri, rruaza, pulla, pemë.

Zhvillimi i aktivitetit: Me fëmijët ju sot do të punoni një byzylyk miqësie. Fillimisht u tregoni se si punohet byzylyku. Fëmijëve ua demonstroni se si të bëjnë një byzylyk miqësie.

Kur të bëheni bashkë e gjithë familja, filloni të bëni një byzylyk miqësie për njëri-tjetrin, filloni së pari ju, e pastaj fëmijët.

Merreni një fije peri për t’i radhitur rruazat, pullat apo ndonjë dekorim që e keni në shtëpi.

Mund të bëni byzylykun edhe me pemë, p.sh. prisni disa copa mollë në forma katrore, vargojeni një varg me molla për të bërë byzylykun. Më pas i lini të thahen.

Pastaj e gjithë familja i dhuroni njëri-tjetrit byzylykë si shenjë miqësie apo dashurie.

Jepini kohë fëmijëve që të punojnë ashtu si ata munden bazuar në ndjenjën e tyre të dashurisë për familjen. Ata mund t’ju tregojnë se sa fort ju duan emocionalisht, duke punuar byzylykun, duke folur për të se sa bukur e rregullojnë.

Lejoni të shprehen lirshëm dhe jepni kohë deri sa të përfundojnë pa ju ndihmuar