Akullorja me shkumë
Kësaj radhe do të përdorim shkumën e rrojes së babait për të bërë një aktivitet interesant.
Përzieni shkumën e rrojes me disa pika të ngjyrave tempero dhe modeloni akulloren me ngjyra të ndryshme.
Po ashtu për ata që duan që fëmijët e tyre edhe të shijojnë shkumën mund ta rrahin me mikser të bardhën e vezës me sheqer që të përfitojnë një shkumë shumë atraktive për lojë dhe shumë të shijshme për ta shijuar, nesë keni ngjyra për ushqim atëherë e bëni edhe më atraktive.
E zbukuroni akulloren me çkado që keni në kuzhinën tuaj.