Riciklimi në shtëpinë tonë
Materialet dhe mjetet: shishe të plastikës, laps apo brusha
Zhvillimi i aktivitetit: Ndër udhëzimet e para që fillojmë fëmijëve t’ua mësojmë prej që janë të vegjël është shprehia për t’i dërguar mbeturinat tek shporta. Një udhëzim që e realizojnë shpejt dhe e pëlqejnë fëmijët sepse e bëjnë në mënyrë të pavarur pasi u themi: hidhe pampersin, hidhe në shportë gotën e plastikës apo letrat e panevojshme. Ejani kësaj radhe t’i mësojmë që mos t’i hedhim gjërat por të krijojmë nga ato gjëra dhe ta mbrojmë ambientin, sidomos nga materialet plastike. Shishet e plastikës janë pjesë e domosdoshme e shtëpisë dhe të mësojmë së bashku me fëmijët që ato t’i përdorim edhe në vende të ndryshme dhe funksione të ndryshme në shtëpi. Meqë shishet janë të forta, ju si prindër merrni përsipër prerjen e tyre sikur në foto apo thjesht i prisni preni drejt dhe më pas ua jepni fëmijës që t’i ngjyrosë apo t’i zbukurojë me idetë e veta, ju mjafton ta nxisni me lavdërime dhe motivim. Ju me shishe do të fitoni një mbajtëse për brusha apo lapsa dhe çfarëdo tjetër. E rëndësishme është që fëmijës t’ia japim mesazhin që riciklimi e shpëton botën nga mbeturinat e shumta.