Përralla – Ajra që ëndërronte të shpëtonte botën nga mbeturinat
Materialet dhe mjetet: Nuk ka materiale për këtë aktivitet
Zhvillimi i aktivitetit: Na ishte një herë një vajzë që e kishte emrin Ajra. Ajo ëndërronte shumë dhe ishte shumë e bindur që një ditë do ta shpëtonte botën nga mbeturinat. Por se si do e bënte këtë ende nuk e kishte menduar.
Kështu që një ditë Ajra i tregoi gjyshes për planin e saj dhe i kërkoi edhe ndihmë se si ta shpëtonte botën nga mbeturinat. Gjyshja nuk hezitoi fare dhe ishte shumë falënderuese që Ajra kërkoi ndihmë nga ajo, kështu i tregoi Ajrës që nëse dëshiron ta shpëtojë botën dhe ta bëjë një vend më të mirë, duhet të dalin jashtë të shohin si ta shpëtojnë nga mbeturinat. Kështu Ajra dhe gjyshja vazhduan në oborrin e shtëpisë, gjyshja fillon menjëherë me idetë e saja. Atëherë, une mendoj që për ta shpëtuar botën duhet të mbjellim pemë dhe perime të ndryshme – tha gjyshja, ky ushqim nuk e dëmton tokën dhe është shumë i shëndetshëm për njerëzit. Ajrës shumë i pëlqeu ideja dhe tha: po gjyshe, unë dua të mbjelli gjëra që toka të jetë më e mirë, dhe filluan të mbjellin disa fara që kishte gjyshja me vete. Ajra shton në bisedë: gjyshe, të lutem që, pasi kemi mbjellë pemët, të mbjellim dhe ca lule sepse unë dua që bota të bëhet më e bukur se kurrë më parë. Kështu ato kaluan tërë ditën duke u marrë me mbjellje, ishte shumë qejf por njëkohësisht edhe e lodhshme. Gjyshe, po tokën që e kemi me mbeturina, ku t’i hedhim ato? – pyeti Ajra. Eja me mua zemër – ia ktheu gjyshja, duke e drejtuar tek një shportë e lagjes dhe tha: ja, këtu është vendi i duhur për t’i hedhur mbeturinat, nëse secili njeri në lagjen e tij i hedh mbeturinat në shportë e jo në tokë, bota do të jetë më e pastër dhe e rregullt. Ajra filloi të mbledhë edhe mbeturinat pas mbjelljes së pemëve dhe luleve por dikur nuk mundi më dhe u dorëzua, duke thënë: gjyshe, të lutem mjaft për sot, do të vazhdojmë të nesërmen. Ajra e falënderoi shumë gjyshen që e ndihmoi në misionin e saj për të shpëtuar botën dhe i tha: gjyshe, kur unë një ditë të arrij plotësisht ta bëj botën vendin më të mirë, të pastër dhe të shëndetshëm do t’ju tregoj të gjithëve se më ke ndihmuar edhe ti.