Lulja me numra
Materialet që ju nevojiten për këtë aktivitet: Letër dhe ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Sikur në foto, të modelojmë një lule dhe në petalet e lules të vendosim numrat me radhë. Më pas të kemi copat tjera të petaleve me numrat e njëjtë dhe të kërkojmë nga fëmijët që t’i bashkojnë numrat e njëjtë dhe në këtë mënyrë ata t’i përsërisin numrat dhe t’i zhvillojnë aftësitë motorike. Është shumë e rëndësishme në këtë moshë që fëmijët të kenë aftësinë e bashkimit të gjërave të njëjta sepse janë aftësitë bazike matematikore të cilat zhvillohen kaq herët.
Fëmijët nuk e mësojnë matematikën kur rriten, aftësitë matematikore fillojnë kaq herët në zhvillimin e fëmijës dhe me aktivitete të kësaj natyre. Kujtesa e tyre nxitet kur ata përdorin shumë shqisa në të njëjtën kohë.