Pemët në pranverë

Materialet që ju nevojiten për këtë aktivitet: Makarona dhe ngjyra.

Zhvillimi i aktivitetit: Makaronat i përdorim shumë shpesh në aktivitete, por kësaj radhe kërkojmë nga fëmijët që t’i përdorin për t’i simbolizuar lulet në pemët e pranverës.

Shpjegoni fëmijëve që disa pemë në pranverë fillimisht fillojnë të qelin lule dhe pastaj na japin pemë. Pemët në stinë të ndryshme kanë shumë role, andaj edhe fëmijët kuptojnë aftësitë e pemëve në verë, në pranverë, në vjeshtë dhe në dimër. Pyetni fëmijët se çka ndodh me gjethet e pemëve në vjeshtë e çka ndodh me pemët në verë, dhe ndihmoni ata lidhur me këto detaje. Dhe kur flisni për pranverën, tregoni që sot do të punoni pemët e pranverës me lule dhe shumë ngjyra përmes makaronave. Aktiviteti punohet duke e modeluar foton që keni si shembull, ku fillimisht duhet t’i ngjyrosni makaronat dhe të prisni të thahen e më pas të vazhdoni me ngjitjen e tyre nëpër degë.